Punëtori kosovar ia vjedh shefit 11 mijë euro dhe nuk kthehet më në punë – AlbMania      

Punëtori kosovar ia vjedh shefit 11 mijë euro dhe nuk kthehet më në punë

 Punëtori kosovar ia vjedh shefit 11 mijë euro dhe nuk kthehet më në punë

Një pronar i një kompanie në Lipjan ka lajmëruar dje në polici një punëtor të tij.

Ai ka raportuar se punëtori, gjatë shpërndarjes së mallit  nga blerësit ka marrë 11 mijë euro të cilat nuk i takonin atij dhe nuk i ka kthyer.

Pas këtij akti, punëtori nuk është lajmëruar më në punë, shkruan Reporteri.net.

Policia thotë se lidhur me rastin nuk ka ende të arrestuar.

“Rr. Sadik Shala, Lipjan 12.05.2022 – 10:45. Ankuesi mashkull kosovar menaxher i financave në një firmë private, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (punëtor i firmës), gjatë shpërndarjes së mallit nga blerësit ka marr një shumë parash prej 11.000 € dhe nuk është lajmëruar në punë. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.