Qamili: Mjaft më e nëpërkëmbët dinjitetin e shqiptarëve (Video)

 Qamili: Mjaft më e nëpërkëmbët dinjitetin e shqiptarëve (Video)

Aktivisti politik i Lëvizjes Besa, Albi Qamili, dje gjatë marshit protestues për rastet e montuara politike dhe padrejtësive që u bëhen shqiptarëve në Maqedoni, ka mbajtur një fjalim para protestuesve, shkruan Gjurmë.

Ai gjatë fjalimit u ka bërë thirrje autoriteteve qeverisëse që të ndalojnë së vepruari padrejtësisht dhe të jepet epilog të drejtë gjyqësor si: Monstra, Sopoti, Alfa, rasti i familjes Alili, Brodeci, Almiri, Harun Aliu, Burhan Poroji, Hebib Ameti, Lagjja e Trimave, Gostivari e shumë e shumë raste të tjera!

“Të nderuar! Kur njerëzve iu humb shpresa, nuk duhet t’ua kthesh shpresën, por duhet t’ua kthesh guximin, sepse kur e ke guximin shpresa vjen vetevetiu.
Andaj ne sot, jemi këtu për të treguar shembullin e një guximi qytetarë e kombëtar!
Guximi qoftë edhe i një grusht njerëzve mund të rrit shpresën e një populli të tërë!

Sot, ne guxojmë ti themi MJAFT atyre që kanë nëpërkëmbur dinjitetin tonë!

Sot, ne me guxim ju themi MJAFT gjykatave që lënë të lirë vrasësit e fëmijëve shqiptar, ne duam që të dënohet vrasësi i Almirit dhe mos të shëtitet i lirë. Jemi ketu qe të ju themi MJAFT i mbushët burgjet me shqiptarë të pafajshëm!

Sot, ne guxojmë t’u themi MJAFT përfaqësuesve tanë që po heshtin ndaj këtyre padrejtësive: Monstra, Sopoti, Alfa, rasti i familjes Alili, Brodeci, Almiri, Harun Aliu, Burhan Poroji, Hebib Ameti, Lagja e Trimave, Gostivari e shumë e shumë raste të tjera!

Sot, ne nuk heshtim, sepse heshtja nuk është zgjidhje!

Sot, ne guxojmë, sepse guximi ynë është përcaktues i fatit tonë!
Guximi ynë sot, kthehet në shpresë nesër! E shpresa e qytetarëve sjell ndryshimin e gjenjdes!”, ka theksuar ndër të tjera Qamili.

Grupi protestues marshoi deri para Kuvendit të Maqedonisë, ku bëri thirrje për drejtësi dhe hetim ndërkombëtar për rastet e montuara gjyqësore që nga viti 2002. Kjo është protesta e katërt me radhë në lidhje me rastet e montuara politike, edhe atë si shkas pas publikimit të disa materialeve të përgjuara nga “El Çeka”. /Gjurmë/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com