Home 10 Lajme 10 Kosovë-Shqipëri 10 Qëndron Kastrati tregon nëse do të kthehej në Vetëvendosje

Qëndron Kastrati tregon nëse do të kthehej në Vetëvendosje

Kryetari i Komunës së Kamenicës njëherësh nënkryetar i PSD-së, Qëndron Kastrati në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ka folur për raportet më Vetëvendosjen.

Kastrati ka thënë se momenti vendimtar që ka vendosur për largim nga Vetëvendosje ishte pikërisht momenti kur Albin Kurti i ishte shmangur në takim në kulmin e krizës së brendshme të Vetëvendosje.

Loading...

Ai thotë se ka negociuar me Glauk Konjufcën dhe Liburn Aliun për të tejkaluar problemet e Vetëvendosjes por thotë se kur kishte kërkuar takim bilateral me Kurtin ky i fundit i është shmangur, gjë e cila edhe ka ndikuar në largimin e tij.

I pyetur nëse do të kthehej në Vetëvendosje nëse do të kishte një ftesë nga Albin Kurti, Kastrati thotë se për këtë çështje ekzistojnë disa faktorë.

Ai thotë se më e rëndësishme për të është mënyra se si funksionon Vetëvendosje se sa mënyra kush e udhëheq e si mendon Albini për të.

“Përderisa Vetëvendosje funksionon si një organizatë populiste, nuk e marr në konsideratë një rikthim te ta. Por nëse në ndërkohë ndryshojnë nuk e kam problem të shkojë vet e të kërkojë anëtarësimin dhe të shtyjë projektet përpara. Por më këta shokë që jemi bashkë jemi shumë mirë dhe kemi idetë e vizionet e mira si duhet të shkojë përpara kjo shoqëri”, tha ndër të tjera Qëndron Kastrati.

Loading...
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com