Qerim Kelmendi është personi që u vra mbrëmë në Zahaq të Pejës, ish-ushtar i UÇK-së – AlbMania          

Qerim Kelmendi është personi që u vra mbrëmë në Zahaq të Pejës, ish-ushtar i UÇK-së

 Qerim Kelmendi është personi që u vra mbrëmë në Zahaq të Pejës, ish-ushtar i UÇK-së

Një person është vrarë në Pejë sot në orët e para të mëngjesit, menjëherë pas mesnatës.

Rasti ka ndodhur në fshatin Zahaq të Pejës, teksa dyshohet se viktima pasi që është qëlluar për vdekje me armë zjarri, më pas të dyshuarit kanë djegur trupin e tij.

Viktima në këtë rast është personi i quajtur Qerim Kelmendi. I njëjti ka qenë në të kaluarën edhe ish-ushtar i UÇK-së.

Nga policia kanë thënë se me të marrë informatën njësitet e Stacionit Policor në Pejë kanë shkuar në vendngjarje, ku vërejtur një veturë e cila ishte përfshirë tërësisht nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet e zjarrfikësve të cilët e kanë shuar në tërësi zjarrin.

Gjatë kohës derisa zjarrfikësit ishin duke lokalizuar zjarrin në brendësi të veturës është vërejtur një person (viktimë mashkull) trup i karbonizuar.

Vendit të ngjarjes i janë përgjigjur njësitet relevante të sektorit rajonal të hetimeve, njësiti K9, si dhe prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Detaje tjera rreth motivit të vrasjes së Kelmendit nuk dihen ende. /Lajmi.net/