Qeveria e Maqedonisë nesër vendos për propozimet e Komisionit për Sëmundje Infektive – AlbMania          

Qeveria e Maqedonisë nesër vendos për propozimet e Komisionit për Sëmundje Infektive

 Qeveria e Maqedonisë nesër vendos për propozimet e Komisionit për Sëmundje Infektive

Qeveria nesër në seancë do t’i shqyrtojë propozimet e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe të Shtabit të Përgjithshëm dhe ne do të deklarohemi menjëherë pas tyre. Në përgjithësi, Qeveria i mbështet për shkak të institucioneve, për shkak të rëndësisë së Komisionit Shëndetësor, për shkak të ekspertizës së tyre dhe besimit të madh që kemi. Sapo qeveria të deklarohet, menjëherë do t’i kumtojë propozimet”, theksoi sot Kryeministri, Zoran Zaev.

Ai propozon që edhe përfaqësuesit e opozitës, të tillë si Dr. Vello Markovski, të bëjnë propozime, ndërsa Qeveria do t’i shqyrtojë.

“Ky Komision nuk është as nga LSDM-ja, as nga BDI-ja, as nga nuk e di se cila parti tjetër politike, por është një komision shtetëror shëndetësor të cilit ne i besojmë, ne e inkurajojmë që të sjellë propozime, sugjerime deri te Shtabi i Përgjithshëm dhe Qeveria. Nesër, posa të vendosë Qeveria për këto çështje, do të dalim publikisht me Ministrin e Shëndetësisë dhe ekipin e tij nga Ministria e Shëndetësisë, unë dhe nëse është nevoja edhe njerëz të tjerë për t’i kumtuar masat”, tha Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas llogaridhënies për punën e bërë të Qeverisë në 100 ditët e para.

Koha e festave po vjen, së pari Krishtlindjet katolike, Viti i Ri, Krishtlindjet ortodokse dhe festat e tjera nga fundi i vitit dhe në janar dhe është shumë logjike të merren parasysh seriozisht aspekte të tilla”, theksoi Zaev dhe shtoi se është i kënaqur që Komisioni për sëmundjet infektive në kohë jep propozime të tilla dhe posa të vendosen menjëherë do t’i kumtojnë.

Komisioni për Sëmundjet Infektive vendosi t’i rekomandojë Qeverisë pako të re të masave kufizuese për periudhën nga 18 dhjetori deri më 21 janar, në mënyrë që të shmanget rritja e numrit të pacientëve me Kovid-19 në periudhën e ardhshme të pushimeve. Propozohet që objektet e hotelierisë të mbyllen në orën 18:00 dhe që të mos ketë grupime në shtëpi dhe hapësirë të hapur.