Qeveria e Maqedonisë vendosi Hatixhja dhe familja të marrin shtëpi

 Qeveria e Maqedonisë vendosi Hatixhja dhe familja të marrin shtëpi

Protagonistët e filmit dokumentar “Toka e Mjaltit”, Atixhe Muratova dhe familja Husein dhe Lutvie Sam me tetë fëmijë do të marrin ndihmë materiale dhe shtëpi, vendosi Qeveria në seancën e djeshme, e cila është mbajtur në Shtip.

“Toka e Mjaltit” e regjisorëve Tamara Kotevska dhe Lubo Stefanov ka shkruar histori me atë që është bërë filmi i parë nga Maqedonia të fitojë dy nominime për Oskar, për film më të mirë dokumentar dhe film më i mirë i huaj. Producent është Atanas Georgiev, ndërkaq kinematografët Samir Luma dhe Fejmi Daut.

Qeveria ashtu siç njofton pres-shërbimi ka miratuar disa vendime për t’i nderuar autorët dhe protagonistët e filmit, ndërkaq njëra prej tyre është që Ministria e Kulturës të sigurojë çmim shtetëror për arritje të ekipit pesë-anëtarësh e cila e ka incizuar filmin, i cili duhet të parashikojë edhe çmim për sukses dhe kompensim mujor.

Qeveria gjithashtu e ka obliguar Ministrinë e Mjedisit Jetësor të organizojë një sërë ngjarjesh edukative për temat që i hapë filmi, ndërkaq Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës do të organizojë transmetim të filmit “Toka e Mjaltit” për të gjitha shkollat e mesme, universiteteve dhe shtëpive të kulturës, “për afirmim më të gjerë të porosive të mëdha që i transmeton filmi”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com