Qeveria e re e Kosovës votohet të hënën – AlbMania    
     

Qeveria e re e Kosovës votohet të hënën

 Qeveria e re e Kosovës votohet të hënën

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të zhvillojë më datë 3 shkurt seancën plenare për të votuar përbërjen e qeverisë së re.

Seanca do të fillojë në orën 11:00 pikërisht një ditë përpara përfundimit të afatit kushtetues. LVV deklaroi se bisedimet me LDK-në për arritjen e marrëveshjes vazhdojnë ende. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje me LDK, derisa la të kuptohet se nuk do të japë dorëheqja nga pozita e kryeparlamentarit.
“Mbledhja e kryesisë ka vendosur që seanca plenare për krijimin e Qeverisë së Kosovës të mbahet të hënën më 3 shkurt në ora 11:00”, u shpreh Konjufca. Kryeparlamentari foli edhe për marrëveshjen eventuale të Lëvizjes Vetëvendosje me Lidhjen Demokratike, ku u shpreh optimist për një gjë të tillë. (INA)