Home 10 Showbiz 10 Queen Latifah në ribërjen televizive të ”The Equalizer”
Loading...

Queen Latifah në ribërjen televizive të ”The Equalizer”

Queen Latifah ka nënshkruar t’ia japë franshizës së “The Equalizer” një ndjesi femërore.

Ajo do ta luajë karakterin të cilin e luajti Edward Woodward në TV dhe Denzel Washington në ekranin e madh në një seri të re të CBS.

Aktorja dhe reperja gjithashtu do ta bëjë produksionin ekzekutiv, me skenar të Andrew Marlowe dhe Terri Miller, të cilët do të shërbejnë gjithashtu si showrunnerë.

Brit Woodward e luajti personazhin e titullit, aka Robert McCall, dhe atë në CBS nga 1985 deri në vitin 1989, shkruan KOHA Ditore. Equalizer ishte një agjent i pensionuar, i cili e merr ligjin në duart e tij.

Antoine Fuqua e bëri regjinë e versionit filmik (të dy pjesët) ku luajti Denzel Washington.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com