Qytetarët presin debat, a do të pranoj Ali Ahmeti të ballafaqohet me Ziadin Selën?! – AlbMania          

Qytetarët presin debat, a do të pranoj Ali Ahmeti të ballafaqohet me Ziadin Selën?!

 Qytetarët presin debat, a do të pranoj Ali Ahmeti të ballafaqohet me Ziadin Selën?!

Pala maqedone vazhdimisht ka debat dje ishin Mickovski dhe Zaevi, po ashtu edhe qytetarët shqiptarë duan debat mes kryetarëve të partive shqiptare.

Së fundmi edhe sekretari i përgjithësh i Aleancës për Shqiptarët ka kerkuar debat mes Ahmetit dhe Selës.

Arben Taravari shkruan: Sa me habi po aq edhe me qejf dëgjuam se Bdi-ja paska kërkuar publikisht debat televiziv midis tre kandidatëve për kryeministër. Habi sepse kjo parti kishte kohë që injoronte kërkesën e qytetarëve të vendit për një debat televiziv midis kryetarit të kësaj partie -së z.Ali Ahmeti dhe kryetarit të Aleancës z.Ziadin Sela. Mirë se vjen BDI në botën e debatit, debati është zhvillim, ne e mbështesim atë dhe sidomos kur ky debat kërkohet me insistim nga votuesit jemi të sigurtë që BDI-ja nuk do të ngurojë më për të qenë pjesë e tij. Prej sot presim ditën ku Ali Ahmeti do të përballet me Ziadin Selën. Datën le ta zgjedhë z.Ahmeti, vetëm të jetë para zgjedhjeve se më pas gjithçka do të jetë Ndryshe!