R Kelly krijoi dokumente false që të martohej me këngëtaren Aaliyah kur ajo ishte 15 vjeçe

 R Kelly krijoi dokumente false që të martohej me këngëtaren Aaliyah kur ajo ishte 15 vjeçe

Prokuroria Federale nga Brooklyni e ka paditur këngëtarin R Kelly për dhënie ryshfeti të një zyrtari në Illinois në mënyrë që të krijonte një letërnjoftim fals për këngëtaren Aaliyah Haughton më 30 gusht të vitit 1994, kur ajo ishte 15 vjeçare.

Washington Post raporton se asokohe dy këngëtarët ishin martuar në fshehtësi në qarkun Cook, pasi i kishin rregulluar dokumentet false që gënjenin për moshën e Aaliyah. Mirëpo, shumë shpejt martesa u anulua, pasi këngëtarja i kishte njoftuar prindërit e saj për martesën.

Avokati i Kellyt, Steven Greenberg, kishte thënë në emisionin Good Morning America se Aaliyah (e cila vdiq në një aksident ajror në vitin 2001) kishte gënjyer për moshën e saj, në mënyrë që të martohej me yllin e muzikës R&B.

Mirëpo, pas akuzave të shumta kundrejt R Kellyt për marrëdhënie intime me femra nën moshë, kanë dalë në pah fakte të reja se ai kishte mashtruar me dokumente për t’u martuar me Aaliyah.

Ndryshe, muzikanti i cili akuzohet për mitosje, kidnapim, dhunë seksuale ndaj disa fermave, në mesin e tyre së paku dy vajzave nën moshën madhore, si dhe për shfrytëzimin seksual të katër femrave të tjera nën moshën 17 vjeçare – vazhdon të qëndrojë i paraburgosur në Illinois.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com