Moti sot me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri në 32 gradë
Rama dhe vullnetarët nga Tetova dhe Kosova këndojnë për fëmijët këngën Xhamadani Vija Vija (Video)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka vizituar Qendrën e Emergjencave në Shijak, ku ka takuar edhe vullnetarë nga Tetova dhe Kosova.
Rama pasi që përqafoi gjimnazistët vullnetar të Tetovës, së bashku me grupin e vullnetarëve, ku kishte edhe psikologë që po kujdeseshin për gjendjen emocionale të fëmijëve pas tërmetit të 26 nëntorit, vendosën që për argëtimin e fëmijëve të këndojnë këngën Xhamadani Vija Vija.