Rama i gëzohet marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, thumbon Haradinajn

 Rama i gëzohet marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, thumbon Haradinajn

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke përshëndetur marrëveshjen e sotme për fluturimet Prishtinë-Beograd, ka “thumbuar” edhe kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinajn për këtë akt.

Përmes një postimi në Twitter, duke e cituar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili deklaroi se kjo marrëveshje është “një hap i rëndësishëm për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor”, Rama tha se ka ende shumë hapa për të bërë me vizion e kurajo në atë rrugë.

Ndërkaq, Haradinajn e vlerësoi për përshëndetjen e kësaj marrëveshjeje.

“Shumë mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti këtë hap”, shkroi Rama, duke ia bashkëngjitur edhe figurën

“Paqja është tejet e vështirë, por në asnjë rast ajo nuk fitohet me mjetet e luftës dhe popullariteti i përkohshëm që sjellin nganjëherë ato mjete, nuk i sjell asnjë hajër popullit e vendit”, përfundoi Rama, sërish duke e përcjellë këtë fjali me figurën

Kujtojmë se Kosova e Serbia janë pajtuar t’i nisin procedurat për një linjë direkte fluturimi mes shteteve e kështu të hapet korridori ajror, të cilin Serbia e ka penguar që nga paslufta.

Megjithëkëtë, kjo është kushtëzuar nga Beogradi me heqjen e taksës, kurse delegacioni i Kosovës ka treguar se linja mund të jetësohet vetëm pas aranzhimeve mes autoriteteve të aviacionit dhe NATO-s, e kjo e fundit ka kujtuar se ka autoritet mbi hapësirën ajrore të Kosovës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com