Rama: Ju kujtoj se nga sot maska është e detyrueshme kudo jashtë shtëpisë – AlbMania          

Rama: Ju kujtoj se nga sot maska është e detyrueshme kudo jashtë shtëpisë

 Rama: Ju kujtoj se nga sot maska është e detyrueshme kudo jashtë shtëpisë

Nga sot bëhet e detyrueshme mbajtja e maskës edhe në ambientet e jashtme. Kryeministri Rama me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook u kujtoi ndjekësve të tij që duhet të mbajnë maskën kudo jashtë shtëpisë.

Rama këtë postim e shoqëroi me foto nga pandemia e gripit spanjoll në vitin 1918, ku mori jetët e më shumë se 50 milionë njerëzve.

Postimi i plotë i Ramës:

MIRËMËNGJES
dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se NGA SOT MASKA ËSHTË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, ju uroj një ditë të mbarë.