Rama komenton nga Vjena vendimin e Greqisë për shtrirjen detare

 Rama komenton nga Vjena vendimin e Greqisë për shtrirjen detare

“Askush nuk pyet tjetrin kur ushtron këtë të drejtë. Është një e drejtë që Shqipëria e ka zbatuar në vitin 1990″>1990…”

Nga Vjena ku do të drejtojë nesër mbledhjen e OSBE-së për Bjellorusinë, kryeministri tha për mediat shqiptare se Greqia nuk ka pse pyet Shqipërinë për realizimin e një të drejte që asaj i takon dhe që vendi ynë sipas tij, e ka zbatuar në vitin 1990″>1990.

Edi Rama: Kjo është marrëzia dhe poshtërsia më e madhe që mund të imagjinohet nga ata që mund t’i fryjnë këtij zjarri. Deklarata e kryeministrit nuk ka lidhje me marrëveshjen me Shqipërinë.

Marrëzi pasi deklarata plus 6 milje nuk është shtrirje drejt Shqipërisë por është një shtrirje mbi bazën e konventës ndërkombëtare. Askush nuk pyet tjetrin kur ushtron këtë të drejtë. Është një e drejtë që Shqipëria e ka zbatuar në vitin 1990″>1990.

Ta bëjmë më të thjeshtë për njerëzit që bien shpesh pre e manipulimeve sepse janë politikisht të verbër dhe fanatikisht të lidhur me ato parti që i nxisin.

Kufiri detar nuk është si gardhi midis dy parcelave, nuk është si kufiri tokësor.

Nuk është kufiri shqiptar se ishin shprehur edhe intelektualët e Vetëvendosjes se kufiri detar nuk është si gardhi apo kufiri tokësor. Ka ujëra territorial dhe ka edhe ujëra ndërkombëtar, shelfi kontinental.

Shtrirja që tha kryeministri grek është krejtësisht korrekte, është vendimtarja e tyre, nuk ka lidhje çfarë thotë Shqipëria. Shqipëria nuk ka ça të thotë dhe s’ka pse të thotë. Pjesa tjetër është poshtërsi nga fillimi deri në fund e atyre që e bëjnë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com