Ranocchia shkëput kontratën me Monzan – AlbMania      

Ranocchia shkëput kontratën me Monzan

 Ranocchia shkëput kontratën me Monzan

Mbrojtësi Andrea Ranocchia është larguar nga skuadra e Monzas pas vetëm tre muajve. Ekipi nga Serie A, ka njoftuar të enjten së ka shkëputur kontratën me 34-vjeçarin. Në njoftimin e klubit thuhet se shkëputja e kontratës është bërë me marrëveshjen e dy palëve.

Ranocchia iu bashkua Monzas para fillimit të këtij sezoni si lojtar i lirë, dhe ka pësuar lëndim të rëndë të gjurit në xhiron e dytë ndaj Napolit.

“Monza e falënderon Ranocchian për tre muajt e kaluar së bashku dhe i dëshiron suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Monzas. Ranocchia ishte transferimi i parë i Monzas për sezonin debutues në Serie A.

Ai për Monzan regjistroi vetëm dy paraqitje, një në kampionat dhe një në Kupën e Italisë.