Rashidi: Nuk votojmë ligj që amniston kriminelët

 Rashidi: Nuk votojmë ligj që amniston kriminelët

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi, në konferenën e sotme për shtyp ka thënë se Aleanca për Shqiptarët nuk do ta përkrahë Ligjin për Prokurori Publike.

Sipas tij, ky ligj ka për qëllim vetëm faljen, dhe për këtë shkak, partia e tij nuk do ta mbështetë këtë ligj.

Sipas tyre, në ligjin e propozuar ka ndryshime drastike dhe me këtë ligj po pretendohet të amnistohen persona të inkriminuar dhe të akuzuar.

“Ne si subjekt politik kemi pasur biseda lidhur me ligjin në fjalë. Ka pasur një draft të ligjit dhe rreth atij ligji kemi pasur vërejtjet dhe propozimet tona. Dua të them për korrektësi se një pjesë e propozimeve tona janë marrë parasysh nga propozuesi. Po për fat të keq nga ajo që po e shohim, versioni i fundit që lëshohet në procedurë parlamentare ka një version drastik, gjegjësisht neni 110. Pra në këtë nen sugjerohet amnistia e përgjithshme e gjithë atyre që janë përfshirë në krim dhe korrupsion. Qëndrimet e Aleancës për Shqiptarët lidhur me këtë çështje kanë qenë parimore dhe ne nuk do të mbështesim asnjë ligj i cili ka për qëllim dhe synim amnestimin e kriminelëve dhe atyre që janë të korruptuar”, ka thënë Rashidi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com