Rashidi: Opozita është në një koalicion të madh me qytetarët – AlbMania          

Rashidi: Opozita është në një koalicion të madh me qytetarët

 Rashidi: Opozita është në një koalicion të madh me qytetarët

Në bashkëbisedim me banorët e Livadhisë bartësi i listës për zonën nr. 5, z. Syrija Rashidi doli para banorëve me zotimin dhe premtimin e një shteti për të gjithë.

“Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme. Janë zgjedhje që ne presim ta bëjmë ndryshimin” – tha Rashidi.

Ndërsa shpjegoi se sot ndahet e vjetra përfundimisht me të renë në dy blloqe, ai konkludoi :

“Ne po dalim në zgjedhje me një platformë që quhet shtet për të gjithë. Kjo është në kundërshtim me platformën shoqëri për të gjithë. Ndoshta ne jemi shoqëri e të gjithëve, por shteti ka shumë vite që është i disave”

Kryefjala e kësaj fushate për kandidaët e ASH dhe Alternativa është barazia në shtet dhe ndershmëria në qeverisjen e ardhshme.

Takimet më pas vazhduan në vendbanimet Zhepin dhe Koroshishtë.

#Tash është koha

#Rretho5