RDK: Reçaku, kurrë mos harrojmë sakrificën për një të ardhme më të mirë për gjith kombin shqiptarë

 RDK: Reçaku, kurrë mos harrojmë sakrificën për një të ardhme më të mirë për gjith kombin shqiptarë

Rilindja Demokratike Kombëtare përkujton 21 vjetorin e masakrës së Reçakut ku më 15 janar të vitit 1999 u masakruan 45 shqiptarë civil në fshatin Reçak të Kosovës. Ky akt makabër ishte edhe dësh(MEDIAL)e fundit për involvimin e forcave të NATO-s ndaj forcave serbe të Millosheviçit, që bashkarisht me UÇK sollën çlirimin e Kosovës nga okupimi i forcave serbe dhe fillimi i një kaptine të re për Kosovën në përgjithësi.

RDK përkujton këtë masakër duke u përkulur para këtyre dëshmorëve dhe shumë dëshmorëve tjerrë të kombit, që dhanë më të shtrenjtën nga vetja, jetën e tyre, në mbrotje të Kosovës dhe trevave tjerra kudo që jeton kombi shqiptarë. Kjo masakër, dhe shumë masakra tjerra, vazhdojn të obligojnë edhe më shumë shtetin e Kosovës për t’u kujdesur fuqishëm në ndërtimin dhe fuqizimin e institucioneve të shtetit të Kosovës, dhe në të njëjtën kohë obligon edhe gjith qytetarët e Kosovës që të kujdesen për këtë shtet që u arrit me shumë mund dhe sakrificë.

Le të përkujtojm këtë masakër si obligim dhe përgjegjësi e madhe për të gjith udhëheqësit shqiptarë, që kurrë mos kurrë mos harrojn sakrificën për një të ardhme më të mirë për gjith kombin shqiptarë.

Shërbimi për informim – RDK

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com