REAGIM PËR FYERJET NDAJ DEPUTETES ARTINA QAZIMI – AlbMania          

REAGIM PËR FYERJET NDAJ DEPUTETES ARTINA QAZIMI

 REAGIM PËR FYERJET NDAJ DEPUTETES ARTINA QAZIMI

REAGIM PËR FYERJET NDAJ DEPUTETES ARTINA QAZIMI.

▶️Gjithmonë themi se gjinia femërore nuk është e përfaqësuar sa duhet në politikë dhe kjo është një e vërtetë që dhemb. Në listat tona kemi zakonisht nga 20 kandidatë vetëm 8 të gjinisë femërore dhe atë numër fitues është vetëm numri tre dhe ndodh ndonjëherë dhe numri gjashtë. Paramendoni si duket parlamenti në #RMV nga 120 deputetë sa pak gra kemi. Nga ana tjetër kemi #ofendime të shumta që u bëhen, thjeshtë ku marrin guximin t’i shkruajnë lloj lloj ofendime, tallje etj.

Ditëve të fundit kemi rastin ta njohëm deputeten më të re në Kuvend zonjushën Artina Qazimi e cila është vetëm 23 vjeçare, vjen nga Komuna e Vrapçishtit, nga një komunë e cila doli fituese për koalicionin ku fitoj mandatin Artina. Ditën e djeshme kishte mbledhjen e parë në kuvend dhe ishte e emocionuar kurse shumë njerëz vendosen të #tallen me emocionet e saja.

Ne si Qendër për Mundësi të Barabarta dënojmë çdo sulm direkt apo indirekt ndaj #grave në politikë. Ofendimet e juaja ndaj grave nuk mund të mposhtin forcën që ne si gra përfaqësojm, me ose pa dëshirën tuaj.

Andaj, ne jemi #MeArtinën për shkak se sot ajo, nesër cila grua?