Reagimi i Veselit gjatë kohës që po i lexoheshin akuzat që rëndojnë mbi të – AlbMania          

Reagimi i Veselit gjatë kohës që po i lexoheshin akuzat që rëndojnë mbi të

 Reagimi i Veselit gjatë kohës që po i lexoheshin akuzat që rëndojnë mbi të

Ka nisur seanca në Speciale kundër ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Këtij të fundit, adminsitratorja e gjykatës ia ka lexuar akuzat që rëndojnë mbi të në aktakuzën e konfirmuar nga gjykatësi i procedurës paraprake.

Mbi Veselin rëndojnë 10 akuza për krime lufte e krime kundër njerëzimit, të cilat sipas pretendimit të prokurorisë janë kryer në Kosovë dhe në Shqipërinë Veriore.

“Në aktakuzën e konfirmuar akuzon zotin Kadri Veseli Pika 1 : Përndjekje, 2: Burgosje, krim kundër njerëzimit, 3. Ndalim Arbitrat: Krim Lufte. 4: Akte të tjera çnjerëzore. 5: Trajtim Mizor, 6: Torturë, Pika 7: Torturë si krim lufte, 8: Vrasje, krim kundër njerëzimit, 9: Vrasje e paligjshme, Pika 10: Zhdukje me forcë e personave, krim kundër njerëzimit.

Këto krimit mes prillit 1998 dhe gusht 1999 në një numër lokacionesh në Kosovë dhe në Shqipërinë Veriore”, është thënë nga administratorja.