Reagimi interesant i Zlatan Ibrahimovic pas fitores së Milanit kundër Torinos

 Reagimi interesant i Zlatan Ibrahimovic pas fitores së Milanit kundër Torinos

Milani është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Gjiganti kuqezi triumfoi vetëm pas vazhdimeve ndaj Torinos, skuadër të cilën e mposhti me shifrat 4:2.

Për Milanin realizuan dy herë Hakan Calhanoglu, njëherë Giacomo Bonaventura dhe një herë Zlatan Ibrahimovic.

Në mëngjesin e sotëm ka ardhur edhe reagimi i Zlatan Ibrahimovic pas fitores së djeshme ndaj Torinos.

Përmes rrjetit social ‘Facebook’, Ibrahimovic ka shkruar:

“Unë kurrë nuk e lashë Milanin”.

Ndryshe, Ibrahimovic u rikthye këtë muaj te Milani, derisa deri më tani ka ndihmuar skuadrën me dy gola vendimtar.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com