Rebelët Houthi rrëzojnë një aeroplan luftarak të Arabisë Saudite

 Rebelët Houthi rrëzojnë një aeroplan luftarak të Arabisë Saudite

Një aeroplan luftarak i Arabisë Saudite është rrëzuar në provincën veriore të al-Jawf-it në Jemen. Përgjegjësinë për rrëzimin e aeroplanit e morën rebelët Houthi.

Një zëdhënës i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite konfirmoi se një aeroplan i tipit Tornado është rrëzuar gjatë kohës që po e kryente një mision mbështetës, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve në Arabinë Saudite.

Koalicioni është duke zhvilluar luftimeve kundër rebelëve Houithi që nga viti 2015, kur këta të fundit e rrëzuan nga pushteti qeverinë e njohur nga komuniteti ndërkombëtar.

Rebelët thanë se kanë përdorur raketa tokë-ajër për ta rrëzuar aeroplanin luftarak të premten në mbrëmje. Ata gjithashtu e akuzuan koalicionin për vrasjen e 30 personave gjatë sulmeve hakmarrëse, shkruan “BBC”.

Jemeni është në luftë që nga viti 2015, kur presidenti Abdrabbuh Mansour Hadi dhe kabineti i tij u detyruan të zhvendosen nga kryeqyteti Sana për shkak të sulmeve nga rebelët.

Arabia Saudite e përkrah këtë president dhe e ka udhëhequr një koalicion të vendeve rajonale me sulme ajrore kundër rebelëve.

Kjo luftë civile e ka shkaktuar njërën prej krizave më të rënda humanitare në botë. Rreth 80 për qind e popullsisë prej 24 milionë banorëve kanë kërkuar ndihma humanitare ose mbrojtje.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com