Rekës së Epërme i kthehet krenaria, rindërtime në fshatin Nivishtë (Foto)

 Rekës së Epërme i kthehet krenaria,  rindërtime në fshatin Nivishtë (Foto)

Nga nxitja për rilindje, kohën e fundit fshati Nivishtë i Rekës së Epërme merrë epitetin e një këthinze me shtëpi bashkëkohore në mes të malit Korab.
Dy vite më parë me iniciativë të Kryetarit të Bashkësisë Lokale të fshatit Nivishtë studentët e Universitetit të Tetovës, Fakulteti i Shkencave Aplikative programi studimor Arkitekturë dhe profesorët e këtij fakulteti e vizituan fshatin për hulumtim dhe i incizuan shtëpitë ekzistuese, njofton Albmania.info

Kjo iniciativë ishte qëllimin mirë të paktën të dokumentohen shtëpitë dhe gërmadhat e shtëpive të mbetura.
Iniciativa u ngritë në realitet sot në fshat ka shtëpi që rrinë në këmbë krenare dhe bashkë me malin, barin, livadhet, kopshtet dhe lulet këndojnë këngët e harruara që i këndonin dikur nivishtasit sa gëzim se përsëri lulëzon nivishta, Fshati Nivishtë që shtrihet në kanionin dhe grykën e malit Korab, buzë Majës së Madhe dhe Malit Kabash.
Sot në Nivishtë ka me shumë se tre shtëpi që janë ndërtuar nga themelet dhe meremetuar, kurse së shpejti priten iniciativa edhe të reja për shtëpi të tjera.

“U prit shumë vite për ketë rilindje, institucionet heshtën dhe e penguan, komuna Rostushës dhe Mavrovë bashkë me parkun nacional të Mavrovës vetëm uzurpojnë dhe e shfrytëzojnë këtë nahi-krahinë.
Por fshatarët ja filluan këngës së rilindjes dhe nuk ndalen, dikush ndërton kroenjë, dikush rrugë, dikush shtëpi, dikush meremeton e ripërtërin me të vetmin qëllim që ti kthehet krenari që pat Reka dikur, e ringjallem Rekën e rilindëm kërthizën e Shqipërisë. Kështu do veprojmë se i kemi amanet nga të parë tonë.
Zoti na bekoftë dhe frymëzoftë, përpara Nivishta përpara Reka, përpara populli shqiptar i Rekës-rekanët, shprehet një banorë i fshatit Nivishtë./Albmania.info/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com