“Reketi”, publikohen porositë mes Bokit 13 dhe Zaevit(Video)

 “Reketi”, publikohen porositë mes Bokit 13 dhe Zaevit(Video)

Bojan Jovanovski vitin e kaluar e ka lutur kryeministrin e atëhershëm Zoran Zaev për një takim. E ka bindur se asnjëherë nuk e ka keqpërdorur emrin e tij dhe se e ka mik. Komunikimet e tilla vitin e kaluar gjatë mesit të prillit ia ka dërguar nënës së tij, Jasimina Jovanovska. Këto, dhe materiale të tjera u paraqitën në gjykimin për rastin Reket.

Boki 13 drejtuar Zaevit:

“Vendimi përfundimtar për marrëdhëniet tona do të jetë i juaji. Unë jam miku juaj. E kam të qartë të gjithë konstruksionin. Ju lutem kur të mundni të më pranoni”.

Zaev ia kthen atij se si kryetar i qeverisë, ai ishte i detyruar të mbrojë shtetin ligjor.

Zaev drejtuar Boki 13:

“Boki i pash dëshmitë. A mund ta imagjinosh sa i hidhëruar jam. Më vjen keq, por është e tmerrshme! ”

Boki 13 drejtuar Zaevit:

“Mendoni përsëri dhe më pranoni në një takim. Kurrë nuk e kam keqpërdorur emrin tënd “.

Zaev drejtuar Boki 13:

“Kjo nuk lejohet. Ky është një reket i pastër! ”

Ish-kryeministri konfirmoi se kishte shkruar me Bokin, por thotë se nuk ishte takuar.

ZORAN ZAEV, ish kryeministër

“Vetë mesazhet sot janë dëshmi, nuk di për mesazhet, nuk i mbaj mend të gjitha. Vetë mesazhet janë dëshmi e asaj që jeni dhe thoni – nuk më intereson. Ju mund të jeni një pronar i një mediumi pro-qeveritar, mund t’i mbështetni politikat e mia, mund të më lartësosh sa të dëshirosh, nëse ke gabuar para ligjit, do të përgjigjesh. “

Në seancën për rastin “Reket”, prokuroria prezantoi edhe fotografi nga ish prokurorja Speciale, Katica Janeva ku para saj qëndron një grumbull parash me bankënota nga 500 euro. Prokuroria prezantoi edhe komunikime midis Boki 13 dhe avokatit Dimishkov. Ai në mesazhe ka përdorur emrin kodues “nëna”, duke e pyetur Bokin a mund të nxjerr prej saj informacione. Boki ka shkruar edhe me Tome Gllavçevin i cili është i dyshuar në hetimin për “Bankën Postare”. Gllavçev thotë që ka paguar. Bëhet fjalë për shumë prej një milionë euro. Prokuroria prezantoi bisedën e Bokit me moderatoren Lile Stoanovska, e cila i tregon për takimin e biznesmenit Kamçev dhe avokates Natasha Savova. Në ndërkohë, para fillimit të gjyqit, Jovanovski u ankua se nuk ndjehet mirë. Në gjykatë erdhi edhe ndihma e shpejtë, por mjeku konstatoi që Boki mund ta vazhdoj seancën. Në gjykatën Penale arriti edhe shkresë nga Klinika ku thuhet se Jovanovski nuk ka kancer në lukth, por ai është përgjigjur se shkresa nuk është e saktë pasi nuk e ka kontrolluar konsiliumi i mjekëve. Gjykimi vazhdon të enjten./Alsat/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com