Remenski nuk ndihet fajtore për rastin “Reket”, Zaev pret të dëshmohet pafajësia e saj

 Remenski nuk ndihet fajtore për rastin “Reket”, Zaev pret të dëshmohet pafajësia e saj

Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit parashtroi aktakuzë për rastin “Reket” kundër Bojan Jovanovskit, Katica Janevës dhe Zoran Milevskit – Kiçeec, por edhe e zgjeroi hetimin për rastin, ndërsa të dyshuar të rinj për rastin janë edhe deputetja Frosina Remenski, babai i Boki 13, Mile Jovanovski dhe nënkryetarja e Lidhjes ndërkombëtare, Jasna Mandiq.

Për Remenskin, e cila dje theksoi se nuk ndjehet fajtore dhe se pret që Prokuroria ta dëshmojë atë për të cilën e ngarkon, gjykatësi i procedurës paraprake caktoi masë kujdesi. I është marrë pasaporta, ka ndalesë për t’u larguar nga Shkupi, si dhe obligim që çdo javë të paraqitet në Gjykatë.

Masat e njejta janë caktuar edhe për Mile Jovanovskin, përderisa për Mandiqin, gjykatësi i procedurës paraprake caktoi arrest shtëpiak.

Në pyetjen e gazetarëve, që u parashtrua dje, pasi që deputetja dha dëshmi në Gjykatën penale para gjykatësit të procedurës paraprake për rastin “Reket”, si e komenton kumtesën nga Prokuroria publike, ku qëndron se ka ndihmuar dhe ka mudnësuar që të përfitohet përshtypja në opinion se mund të nxirren para falë kontaktit me pushtetin ekzekutiv, Remenski theksoi se, prëveç kësaj, prokuroria nuk ka pasur dëshmi tjetër para gjykatës në pjesën e argumentimit.

“Unë do të pres Prokuroria ta dëshmojë atë për të cilën më ngarkon”, tha Remenski.

Në pyetjen si e komenton deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev se mund ta përjashtojnë nga partia dhe të gjitha funksionet, Remenski tha se LSDM ka kod etik të sjelljes së funksionarëve dhe se janë nënshkrues të deklaratave të atij kodi.

“Kjo do të thotë ngrirje e të gjitha funksioneve në parti. Unë jam anëtare e KE në LSDM dhe si pjesëtare e përgjegjshme në shoqëri, intelektuale dhe profesioniste, çdoherë kam respektuar deklaratat që kam nënshkruar. Do ta respektoj çdo vendim të partisë që do të thotë dhënie të mundësisë dhe periudhës të mos i jepet kontekst politik tërë procesit dhe gjithsesi mundësi të mos ketë ndikim të anshëm në çfarëdo lloj tjetër konotacioni në këtë proces”, tha ajo.

Zaev, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin slloven, Marjan Sharec, theksoi se pret të dëshmohet pafajësia e Remenskit, në mënyrë që ajo sërish të kthehet në organet dhe trupat e LSDM-së.

Paraprakisht, kryeministri theksoi se kur ndonjë person do të jetë i dyshuar, akuzuar apo ngjajshëm, atëherë do ta zbatojnë masën e sanksioneve, që do të thotë mënjanim i përkohshëm i atij personi për ta dëshmuar pafajësinë e vet.

Prokurorja Villma Ruskovska, pas dëshmisë së Mandiqit në Gjykatën penale, theksoi se “ka dëshmi të rëndësishme” për aktakuzën për rastin “Reket”. Theksoi edhe se njëri nga të dyshuarit ka kërkuar marrëveshje për pjesën e parë të hetimit për rastin “Reket”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com