Reperi Gashi thotë se nuk e respekton flamurin e Kosovës: Njerëzit e mi vdiqën për atë kuq e zi – AlbMania          

Reperi Gashi thotë se nuk e respekton flamurin e Kosovës: Njerëzit e mi vdiqën për atë kuq e zi

 Reperi Gashi thotë se nuk e respekton flamurin e Kosovës: Njerëzit e mi vdiqën për atë kuq e zi

Labinot Gashi, i njohur me emrin artistik Gashi, është artist me prejardhje shqiptare, i cili tashmë gëzon famë ndërkombëtare.

Gashi, në çdo paraqitje të tij publike ka treguar me shumë krenari prejardhjen e tij, po ashtu flet shumë herë edhe për vështirësitë që kishte për të arritur këtu ku është tani.

Artisti, shumë herë tregoi se rruga për t’u bërë emër i njohur në industrinë e muzikës, nuk ishte aspak e lehtë për të.

Në një intervistë të dhënë muaj më parë në “The Boogleg Key Podcast”, reperi foli haptas rreth prejardhjes së tij.

Gashi përmendi luftën që u zhvillua në Kosovë si dhe njerëzit që humbën jetën për lirinë që e gëzojmë sot.

Kur u përmend Shqipëria, ai tha se deri vonë kemi ndarë të njëjtin flamur, por me t’u pavarësuar, Kosova ka flamurin e saj, por thotë se nuk e respekton atë, ngase njerëzit vdiqën për atë kuq e zi.

“Dikur e ndanim të njëjtin flamur, kurse tani e kemi me të katër e të verdhë. Nuk e respektoj atë, sepse njerëzit e mi vdiqën për atë kuq e zi”, deklaroi reperi.

Në një pjesë të intervistës, ai u përqendrua në atë se sa e vështirë ishte të pranohej në industrinë e muzikës dhe atë se çfarë nënkupton sot për të që të jetë artist i famshëm që vije nga një vend siç është Kosova.

Kujtojmë se Gashi gjatë këtij viti lansoi albumin dhe shumë projekte muzikore, një prej më të suksesshmeve ishte “Mama”. /Lajmi.net/