Rexhep Selimi flet për vrasjen e Qerim Kelmendit – AlbMania    
     

Rexhep Selimi flet për vrasjen e Qerim Kelmendit

 Rexhep Selimi flet për vrasjen e Qerim Kelmendit

Shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka reaguar pas vrasjes makabre të ish-luftëtarit të Lirisë, Qerim Kelmendi Selimi, përmes një shkrimi në rrjete sociale, ka thënë se Qerim Kelmendin e ka njohur prej kohësh, duke thënë se vrasja e tij në një pritë të rëndë tregon edhe për vdekjen e tij të rëndë.

Ish-luftëtari i UCK-së, Selimi, ka kërkuar nga Policia që mos të ndalet duke e bërë punën e tyre për zbardhjen e rastit, teksa i ka shprehur ngushëllime familjes Kelmendi.

Postimi i plotë

Qerim Kelmendin e njoha prej kohësh. Ai ishte luftëtar i hershem i UÇK-së. Ai u vra sot në një pritë të rëndë siç është edhe vdekja e tij e rëndë. Kosova duhet ta çlirojë vehten nga enigma e kësaj vrasje dhe e vrasjeve tjera. Policia e prokuroria te mos ndalen në punën e tyre. Ngushëllime bashkëluftëtarëve, miqve e familjes!