Rikthehet Mane, zhvillon stërvitjen e parë me Liverpoolin

 Rikthehet Mane, zhvillon stërvitjen e parë me Liverpoolin

Sadio Mane është rikthyer në stërvitje me klubin e Liverpoolit.

Futbollisti senegal është rikthyer pas 18 ditësh, pas dëmtimit që e pësoi në fitoren 2-1 kundër Wolves.

Mane humbi ndeshjet kundër West Hamit dhe Southamptonit plus atë të FA Cup kundër Shrewsbury.

Mane dhe James Milner, i cili gjithashtu është duke u rikuperuar nga një dëmtim i muskulit, morën pjesë në stërvitjen e sotme, të organizuar nga Tom Werner.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com