Riparohet linja e dëmtuar e ujësjellësit në Pallçisht (Foto)

 Riparohet linja e dëmtuar e ujësjellësit në Pallçisht (Foto)

Komuna e Bogovinës pas furnizimit me dy eskavatorë që shfrytëzohen tani më për nevojat e ndërmarrjes publike “Sharri”, dukshëm po përmirëson cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve të kësaj Komune. Ekipe të NP “Sharri” gjatë këtyre ditëve janë duke e riparuar linjën ujësjellësit në fshatin Pallçisht, përcjell AlbMania.info

Në kuadër të këtij projekti, riparohet linja e dëmtuar e ujësjellësit vendbanimin Pallçisht respektivisht vendosen tubacione të reja me gjatësi prej 70 metrash.

Gjithashtu projekti parasheh edhe ndërtimin e kaptazhit të ri, ku do të grumbullohen ujëra nga më shumë burime, me çka do të rritet edhe kapaciteti i ujësjellësit, ndërsa riparohet edhe rezervuari ekzistues i ujit. Sipas informacioneve që kemi nga të NP “Sharri” dhe nga Komuna e Bogovinës me intervenimet qe janë në vijim, për një periudhë më të shkurtë do të përmbushen nevojat e banorëve të Pallçishtit.

Mjetet për realizimin e projektit në fjalë, janë siguruar nga NP “Sharri” dhe Komuna e Bogovinës./AlbMania/