Rivarrosen heronjtë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani

 Rivarrosen heronjtë Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani

Eshtrat e katër heronjve të kombit Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani u rivarrosen në varrezat e Velanisë në Prishtinë.

Ceremonia e varrimit u bë nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës dhe për nderuar veprën e heronjve morën pjesë edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, njofton Klan Kosova.

 

 

 

 

Për heronjtë nga Llapi u bënë homazhe në hollin e Kuvendit dhe më pas një akademi përkujtimore ku për veprën e bijve të tyre presidenti Hashim Thaçi familjet e tyre i nderoi me “Urdhrin e Lirisë”.

30 vjet më parë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë ranë heroikisht Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Afrimi e Fahriu ranë në altarin e lirisë pas një rezistence disaorëshe ndaj një rrethimi të hekurt të policisë dhe ushtrisë serbo-jugosllave.

Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani ranë heroikisht 21 vjet më parë.


WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com