Roma favorite për Ruganin

 Roma favorite për Ruganin

Skuadra e Romës ka kaluar Arsenalin në garën për shërbimet e qendërmbrojtësit të Juventusit, Daniele Rugani, ka shkruar “Tuttosport” të enjten.

Rugani do të largohet në janar nga Juventusi, pasi këtë edicion nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare.

Roma është e gatshme që për Ruganin të paguajë 25 milionë euro dëmshpërblim, pesë më shumë se Arsenali dhe tashmë ka nisur negociatat me Juventusin. Rugani 25-vjeçar, te Juventusi u transferua në vitin 2015 nga Empoli për 7.5 milionë euro dhe ka fituar katër tituj kampioni të Italisë.

Ai ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2024.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com