Ronela Hajati publikon me videoklip këngën “MVP”

 Ronela Hajati publikon me videoklip këngën “MVP”

Ronela Hajati sapo ka publikuar këngën e saj të re.

Ronela Hajati ka publikuar këngën e re me titull “MVP”, të cilës ia bashkëngjiti edhe videoklipin.

Për tekstin dhe melodinë e kësaj kënge u kujdes vetë këngëtarja, muzikën e bëri “Tull Production”, kurse videoklipi u punua nga “Sebastian Production”.

Për këtë këngë, Ronela thotë “Kjo kenge eshte per qejf, atehere kur mendon se dhe nese ke problemet me te medha,do egzistoje gjithmone nje qoshe ku mund te kercesh! Ju dua!”.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën më të re nga Ronela, me titull “MVP”.