Rreth 120 mijë persona kanë aplikuar në Trust brenda tri orë e gjysmë – AlbMania          

Rreth 120 mijë persona kanë aplikuar në Trust brenda tri orë e gjysmë

 Rreth 120 mijë persona kanë aplikuar në Trust brenda tri orë e gjysmë

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka njoftuar se prej kalimit në ardresën e re për aplikimin e 10 përqindëshit kanë aplikuar rreth 120 mijë persona brenda tri orë e gjysmë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Fondi i Kursimeve ka bërë të ditur se veprimi që kanë marrë sot ka pasur qëllim sigurinë e kontribuesve të Kosovës.

“Shumë shpejt kemi arritur që të gjejmë zgjidhje me një adresë të re, të cilën e kemi promovuar dhe ku aplikimi ka vazhduar me rreth gjysmë ore me vonesë. Ndërkohë, prej kalimit në adresën e re, i kemi mbi 120 mijë aplikime të përfunduara me sukses brenda tri orësh e gjysmë. Nuk kemi pretenduar se gjithçka mund të parashikohej por veprimi i marrë sot kishte të vetmin qëllim: sigurinë e kontribuuesve”, thuhet në njoftim./Zëri

Postimi i plotë:

NJOFTIM

Të nderuar kontribuues dhe qytetarë,

kemi paralajmëruar hapjen e aplikimeve sot në ora 15:00. Departamenti i Teknologjisë së Informacionit ka ngritur dyshime për sigurinë e uebfaqes, duke llogaritur edhe fluksin tejet të lartë të aplikuesve. Për të parandaluar çfarëdo risku, vendosëm ta ndërrojmë adresën e shërbimit.

Shumë shpejt kemi arritur që të gjejmë zgjidhje me një adresë të re, të cilën e kemi promovuar dhe ku aplikimi ka vazhduar me rreth gjysmë ore me vonesë.

Ndërkohë, prej kalimit në adresën e re, i kemi mbi 120 mijë aplikime të përfunduara me sukses brenda tri orësh e gjysmë.

Nuk kemi pretenduar se gjithçka mund të parashikohej por veprimi i marrë sot kishte të vetmin qëllim: sigurinë e kontribuuesve.

Duam të falënderojmë Agjencinë së Shoqërisë Informative (ASHI), e cila na dha ndihmë në këtë proces.