Rrezikon Gjiko.. reperi niset drejt Milanos, pamjet nga aeroporti na lanë pa fjalë – AlbMania          

Rrezikon Gjiko.. reperi niset drejt Milanos, pamjet nga aeroporti na lanë pa fjalë

 Rrezikon Gjiko.. reperi niset drejt Milanos, pamjet nga aeroporti na lanë pa fjalë

Ndërkohë që Italia është vendi i tretë më i prekur nga Coronavirus duke alarmuar gjithë botën, duket se jo të gjithë e kanë problem të udhëtojnë drejt vendit fqinj dhe madje pikërisht në zonën e Lombardisë në Milano aty ku ka më shumë të infektuar.

Reperi Gjiko mesa duket nuk ka mundur ta anulojë një udhëtim në Milano pavarësisht rrezikut e madje ka vendosur ta marrë me sportivitet të gjithë situatën.

Në një video të shpërndarë në internet ku shfaqet me dy kolegë të tij, reperi thotë: “Ne jemi shqiptarë, me një kamomil dhe një gjysmë limoni e kalojmë gripin”.

Ndërsa më pas ka shpërndarë disa video ku shfaqet në aeroportin e Milanos i cili si rrallë ndonjëherë është thuajse bosh.

Shumica e njerëzve kanë anuluar fluturimet, madje ata që ndodhen aty nuk lejohet të udhëtojnë jashtë Italisë.

Reperi ka filmuar gjithashtu edhe momentin kur kontrollohet nga specialistët në aeroport dhe ku rezulton i pakontaminuar duke u lënë I lirë për të shkruar drejt vulosjes së pasaportës.