Rroftë poezia rurale shqiptare!

 Rroftë poezia rurale shqiptare!

Nga Sulejman Mehazi

Kështu ndodh kur ruralistët na shesin gogla poetike urbane, jo vetëm Tirana, por edhe qytetet tjera shqiptare kajmakun e artit poetikë mundohen ta marrin e shpërndajnë shpirtrat e lindur, rritur nëpër ambiente, motivesh, mentalitetesh rurale-fshatareske. Të gjorët, nga fshatrat rrethepërqark janë shpërngulur nëpër qytetet shqiptate në moshë të rritur, të vonshme, e na shesin art urban e qytetërues.

Për besë, kanë ardhur nëpër qytete për t’u civilizuar e qytetëruar vetë, e në anën tjetër mundohen ta kulturojnë e ta duan Tiranën, Prishtinën, Shkupin e Tetovën më shumë se sa ne të lindur në qytete. Vëni re si përkulen para pushtetarëve, para Kryetarëve të Komunave e para Ministrisë së Kulturës, për një copë sponzorimi 500 eureshe zë nuk nxjerrin. Ja këta janë artistët e sotëm “postmodern”.

Nuk e dimë prej poetëve të tanishëm cili është puro qytetar, më duket se të gjithë për një janë ruralë. Horrizonti poetik rural kurrë s’ka dhënë e s’mund të jep poezi urbane.
Rroftë poezia rurale shqiptare…

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com