Rudina Hajdari: Hapja e listave fitore për shqiptarët! Do vijnë njerëz punëtorë dhe jo ‘lëpirës’ kryetarësh…

 Rudina Hajdari: Hapja e listave fitore për shqiptarët! Do vijnë njerëz punëtorë dhe jo ‘lëpirës’ kryetarësh…

Deputetja Rudina Hajdari e ka cilësuar fitore hapjen e listave. Sipas saj tashmë qytetarët do të mund të votojnë për persona të besueshëm dhe jo ‘lëpirës’ të kryetarëve.

Ajo më pas ka shtuar se kjo është një armë në dorën e qytetarëve që u heq fuqinë kryetarëve dhe ua jep njerëzve të duhur.

Rudina Hajdari ka thënë mes të tjerash së sot nuk është thjeshtë një hap për listat por një hap i rëndësishëm drejt ndryshimit.

“Tashmë është një çështje që mbështetet nga të gjithë. Këtë fitore dua tua dedikojë shqiptarëve. Që shprehën mbështetjen e tyre dhe i treguan politikës shqiptare nëpërmjet sondazheve që mbështesin këtë ndryshim. Pa ta ky ndryshim do të ishte i pamundur. Dua t’i dedikojë shumicës që ka qenë kundër klasës politike. I kanë imponuar dy apo tre veta axhendën e tyre personale se ky vend u bë më i varfër për axhendën e tyre. mesazhi im është për ju qytetar të dashur me këtë votim dhe me këtë fitore që kemi sot e kemi në dorë që të çmojmë. Kjo armë që kemi sot në dorë ua heqim fuqinë kryetarëve dhe ua kthejmë qytetarëve. Nëse ne në zgjedhjet e ardhshme të dalim në votime. Duhet të luftojmë për tu ndëshkuar ata që kanë abuzuar me besimin tuaj. Do vijnë ata njerëz të ndershëm dhe të mirë falë listave të hapura. Ju në këtë sallë do të sillni ata që janë punëtorë dhe jo lëpirës ndaj kryetarëve të partive. Me listat e hapura ju mund të vlerësoni njerëzit që do të ndëshkojnë këta kryetar. Shqipëria sot ka një ndarje shumë të madhe, që është mes atyre që kanë marrë pasurinë e këtij vend. Kanë marrë pronat.” tha Rudina Hajdari.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com