Sa i kushtoi Kosovës, shefja e Protokollit të Ramush Haradinaj?!

 Sa i kushtoi Kosovës, shefja e Protokollit të Ramush Haradinaj?!

Shefja e Protokollit të kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj, Bezi Osmani me paraqitjet e saja nëpër rrjete sociale, shfaqet mjaft ekstravagante në veshje e stil.

Osmani e cila ishte edhe asistente personale e Haradinajt shquhet për stilin e ekstravagant.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale bien në sy markat e njohura të cilat ajo i përdorë.

E këtë detaj e ka vërejtur edhe Aulonë Memeti nga shoqëria civile e cila me të drejtë pyet se sa i ka kushtuar taksapaguesve të Kosovës?

Ajo flet për çantat dhe rrypat e saj prej markave më të njohura botërore si Gucci, Misheal Kors e Louis Vuitton.

“A thu sa i ka kushtua taksapaguesve të Kosovës Shefja e Protokollit të Kryeministrit?

Vetëm disa prej çantave e rrypave qe po i shoh janë të markave Louis Vuitton, Gucci e Michael Kors. E mos të flasim për darkat e drekat, udhëtimet e hotelet luksoze qe janë shpenzua për të. Sigurisht, qe t’na përfaqësoje sa më dinjitetshëm sepse “havllagjine e pame mbret”.

Të na rrojë Salep Sulltani!”, shkruan Mehmeti në Facebook.