Sa orë i kalojmë mesatarisht në telefona çdo ditë dhe çfarë po bëjmë gabim

 Sa orë i kalojmë mesatarisht në telefona çdo ditë dhe çfarë po bëjmë gabim

Kaloni shumë kohë në telefonin tuaj? Këta minuta të kaluar duke i shikuar faqet e rrjeteve sociale grumbullohen lehtësisht dhe para se ta kuptoni, do të humbni orë të tëra në javë, të cilat do të mund t’i kalonit në mënyrë shumë më produktive.

Shkrimtarja Adrienne Matei i kalon dy orë e 20 minuta në ditë në telefonin e saj, gjë që mund të duket normale derisa ta kuptoni se këto janë plot 35 ditë në vit.

“Para se të filloja ta shkruaja këtë artikull, i kalova 20 minuta duke bërë diçka në telefonin tim. Para kësaj po e kontrolloja emailin, po i lexoja lajmet dhe po shfletoja mediat sociale në shtrat. Telefonin zakonisht e kam në afërsi, gjë që duket shumë tipike për të gjithë që kanë telefon”, tha Matei.

Në numrin e këtyre orëve, shtoi Matei, nuk janë llogaritur ato orë që i kalon në laptop, dhe as kohën që e kalon duke e shikuar Netflix, shkruan Koha Ditore.

Sipas hulumtimit të bërë nga kompania “RescueTime”, një nga disa aplikacione për iOS dhe Android të krijuar për monitorimin e përdorimit të telefonit, njerëzit zakonisht i kalojnë mesatarisht tre orë e 15 minuta në telefonat e tyre çdo ditë, ndërsa 20 për qind e parave të përdoruesve të telefonave të mençur i kalojnë më shumë se katër orë e gjysmë.

Eksperti amerikan për gjumë, dr. Michael Breus, tha se disa gjëra nuk është mirë të bëhen kur zgjohemi në mes të natës, përfshirë edhe atë që e bëjnë pothuajse të gjithë, që është të shikojmë se sa është ora në telefon. Pastaj, shpjegon ai, është shumë më e vështirë t’ju zërë gjumi, sepse të nesërmen nuk do të jeni të pushuar dhe produktiviteti juaj do të jetë më i ulët.

Nga ana tjetër, këshilltarja për menaxhimin e biznesit Gabriele Thies rekomandoi që emailat dhe mesazhet private të lexohen vetëm në periudha të caktuara të ditës, për shembull në mëngjes dhe përsëri pasdite.

“Duhet të përgjigjeni menjëherë vetëm në ato mesazhe që janë urgjente, përndryshe përgjigjuni më vonë”, tha Thies.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com