Sali Berisha tërmet në vete

 Sali Berisha tërmet në vete

Shkruan Kimete Berisha

Aq shumë po shkreton goja e tij, kurrë pa pushu, sa të mbushet mendja u bë kijameti, t’mbushet mendja se e ka lshu toka krejt Shqipërinë, dhe s’ka mbet kush mbi këtë tokë veç tij.

Një njeri që sheh veç zi e terr, të merr n’qafë. Mbrëmë sherri tij kam ra me flejt e mbathur me çizme t’leshta, e me kofer vend jastëku, kurse këto VIP-at thanë po binë me fjet me vetulla të gatshme, dhe i kanë përforcu silikonat në rast “kijameti”: se me ba me na na nxan deka, thanë, s’din kush m’i identifiku, kur ja nis me ra silioni.

Sali Berisha (u bë si Alfred Hitchcock-u, thanë Alfredi ia kish pas çu Tippi Hedrenit një arkivol për ditëlindje).
Ish çu e kish postu një video-lajm me titull “Çarje e thelle toke rreth 1km e gjate ne Jube, Shijak!”.
Shumë m’ka shku nerva. E shikova videon, horror.
Në vend se me i marrë me t’mirë njerëzit, siç bëjnë pleqtë e Kosovës, që historikisht e fshehin frikën nga të rinjtë dhe të mbajnë përdore, ky e çmendi popullatën.

Po çka hamami ke mor burrë që ethet m’i shtine me atë çarje, thashë e hëngrëm, se me ardh puna me fluturu pranoj, po me na përbi toka më vjen shumë mërzi..
Po le të çahet që e ka njet m’u ça, e le t’na lshon krejt. çka i duhet jeta një shoqnie që shkon pas nekrofilisë tande, i dashunum me vdekje deri në vesh, por jo në vdekjen e vetë, por në vdekjen e të tjerëve.

Pastaj poston video me vjedhjet e supozuara të banesave, të policëve pa uniformë (duke fyer krejt policët që bëjnë gjithë atë punë të ndershme në ndihmë viktimave), i frikëson familjarët, e pengon strehimin, se njerëzit nuk duan m’u largu nga prona e vetë, nën rrënojat e së cilës ndoshta gjejnë foton e fëmijërisë.

Gjithë kjo urrejtje e rrëzon edhe kalin.

Ti kur je normal tregon se çdo shoqni ka hajna që i çelin edhe varret e i vjedhin të vdekurit.
Qëllimi është që me rujt njëfarë qytetarie, dreqi e marrtë, me tregu zotnillëk, e jo me luftu si bishë që një lajjm i keq (për vjedhje) m’i qitë poshtë 1 milionë lajme të mira (për humanizëm).
Valla ti mundesh edhe m’u tranu, por e mira kësaj here ia mori anën të keqes.

P.S. Mos t’paça borxh.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com