Së paku shtatë të vdekur nga stuhia Ciara në Evropë

 Së paku shtatë të vdekur nga stuhia Ciara në Evropë

Së paku shtatë njerëz kanë vdekur në të gjithë Evropën, si pasojë e stuhisë Ciara.

Erërat e fuqishme në Poloni shkatërruan çatinë e një dyqani, duke vrarë një grua dhe dy vajzat e saj.

Babai i tyre u plagos.

Një burrë vdiq pasi varka e tij u fundos në jug të Suedisë. Një person tjetër që gjendej në bord, ende konsiderohet i zhdukur.

Dy veta u vranë në makinat e tyre – një në Gjermani dhe një në Slloveni.

Shpejtësia e erës deri në 200 kilometra në orë, u regjistrua edhe në veri të Italisë. Një grua rreth 71 vjeç u vra pasi u godit nga copat e një çatie në rajonin e Lombardisë.

Ciara e njohur edhe si stuhia Sabine, ka shkaktuar dëme të mëdha materiale në disa pjesë të Evropës.

Transporti u ndalua dhe shkollat u detyruan të mbyllen nëpër Belgjikë, Gjermani, Luksemburg dhe Holandë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com