Së shpejti po bëhet baba, Ledri Vula flet për ndjenjën e atësisë: E pres me qejf të madh – AlbMania          

Së shpejti po bëhet baba, Ledri Vula flet për ndjenjën e atësisë: E pres me qejf të madh

 Së shpejti po bëhet baba, Ledri Vula flet për ndjenjën e atësisë: E pres me qejf të madh

Në mediat rozë ditën e djeshme u fol gjatë për një shtatzëni të mundshme të partneres së Ledri Vulës, Sara Hoxha.

Vetë dyshja nuk reagoi në lidhje me lajmin, Ledri në një intervistë për media la të kuptonte se të dy ata si çift po presin me padurim që t’ju vijë një fëmijë në jetë. Modeartori i emisionit e pyeti Ledrin drejtpërdrejtë nëse ka plane të afërta për t’u bërë baba dhe ai u përgjigj se ka shumë dëshirë ta provojë këtë ndjenjë të bukur njësoj si miqtë e tij që janë bërë prindër.

“Qysh të jetë e shkrume. Unë me qejfin ma të madh e pres. Krejt shokët e mi janë bo prindër. Kur i shoh, që pa marrë parasysh çfarë problemesh kanë, kur kthehen te fëmijët e tyre marrin atë dashuri dhe asgjë tjetër s’ju intereso në botë…edhe unë du me e pas atë ndjenjë!”, u përgjigj Ledri.

Duke qenë se reperi as nuk e mohoi dhe as nuk e konfirmoi lajmin, ai i shtoi akoma dhe më shumë dyshimet për një bebush që mundet të vijë në jetë së shpejti. Në fakt Ledri prej kohësh kishte shprehur dëshirën për t’u bërë baba dhe tani që bëri publike lidhjen me Sarën mund të jetë momenti i duhur për ta bërë realitet.