Sela: Deri në këto momente Alternativa ka pranuar ofertën tonë

 Sela: Deri në këto momente Alternativa ka pranuar ofertën tonë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela nëpërmjet një video-mesazhi ka folur rreth ofertës që Aleanca për Shqiptarët u ka bërë partive politike. Ai tha se deri në këto momente ofertën e ka pranuar partia e Afrim Gashit Alterantiva nga të cilët ka marrë parapëlqim për koalicionim.

Koalicionet natyrisht se bëhen duke bërë marrëveshje mes njëri tjetrit. Ne jemi të vetëdishëm që ju keni qenë të vazhdueshëm për një koalicion të mundshëm. Në mënyrë që të bashkojmë sa më shumë shqiptarë. Për të konkretizuar gjërat, ne para 48 orëve, kemi bërë një ofertë për të cilën kemi pritur përgjigje. Kaluan, dhe lamë dhe 12 orë shtesë për të marrë ofertë nga ata të cilët i kemi llogaritur partnerë, kuptohet bashkë me ju. Shfrytëzoj rastin që të ju informojë, se ne duhet të jemi transaprent, objektiv me ju me qëllimet që duhet të bëjmë në zgjedhjet e 12 Prillit. Në momentin që po flasim unë kamë marrë një parapëlqim me shkrim, për koalicion nga Afrim Gashi, kryetari i Alternativës. Ne kemi më një parapëlqim.. Unë si kryetar i Aleancës për Shqiptarët them publikisht që do kemi koalicion me Alternativën, dhe jemi të hapur për të gjitha palët të cilët do të duan ta maksimilizojnë fitoren e 12 Prillit. – deklaroi kryetari i Aleancës për Shqiptarët.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com