Sela kërkon ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO-s, edhe pse nuk është rrumbullakësuar me Spanjën

 Sela kërkon ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO-s, edhe pse nuk është rrumbullakësuar me Spanjën

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një konferencë për shtyp pranë parlamentit bëri thirrje për të votuar Protokollin e anëtarësimit të vendit në NATO më 11 dhjetor, kur dhe është parashikuar seanca e ardhshme parlamentare. Ai tha se ne si Kuvend mund ta votojmë edhe pa u protokolluar nga të gjitha vendet e tjera anëtare të NATO-s. Ai për këtë solli edhe rastin e Malit të Zi, ku kuvendi i atij vendi votoi ratifikimin e anëtarësimit pa kaluar në të gjitha vendet anëtare të NATO-s.

Gjithashtu ai foli edhe për një precedent të brendshëm, ku Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ratifikoi Marrëveshjen e Prespës ende pa kaluar në kuvendin grek. “Ne kuadër te sjelles për ratifikimin e protokollit për votimin, për seancën e 11 dhjetorit, u bej apel të gjitha partive politike qe ta ratifikojnë atë. Ka pasur edhe raste të ngjashme që nuk ka pasur nevojë ta votojë të gjitha vendet, si rasti i Malit të Zi ku kuvendi e voti marrëveshjen pa kaluar në të gjitha vendet anëtare të NATO-s, pra mjafton ta votojmë ne. Por kemi edhe raste te brendshme me ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës pa u votuar ne Greqi- tha Sela./Alsat-M/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com