Chelsea po përgatitë një ofertë rekorde për transferimin e Erling Haaland
Sela: Kjo festë nëntori na gjeti ndryshe nga vitet tjera, na gjeti të goditur e të thyer por, më të bashkuar se kurrë!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përmes një statusi në facebook është shprehur se kjo festë nëntori na gjeti ndryshe nga vitet tjera, na gjeti të goditur e të thyer por, më të bashkuar se kurrë, përcjell Albmania.info
Postimi i plotë i kreut të ASH-së, Ziasin Sela:
“Kjo festë nëntori na gjeti ndryshe nga vitet tjera, na gjeti të goditur e të thyer por, më të bashkuar se kurrë!
Këtë nëntor e pritëm në zi, me shpresë që ditë të bardha do të vijnë sërish. Këtë nëntor nuk mund të festojmë por, nuk mund të rrijmë pa e përmendur fuqinë e bashkimit, të trashëguar nga Gjergj Kastrioti Skendërbeu!
Ky nëntor edhe pse fatkeqësisht pranë një situate të tillë, po dëshmon zemërgjërësinë e shqiptarëve, po dëshmon se nuk harrojmë amanetin e të parëve.
Në këtë ditë të madhe për shqiptarët lutemi që numri i viktimave nga tërmeti të mos rritet, lutemi që të lënduarit të shërohen sa më shpejtë, lutemi për ditë të mira në Shqipëri!“ ka shkruar Sela./Albmania.info/
Kjo festë nëntori na gjeti ndryshe nga vitet tjera, na gjeti të goditur e të thyer por, më të bashkuar se kurrë!Këtë…
Gepostet von Ziadin Sela am Donnerstag, 28. November 2019