Sela: Kjo Qeveri nuk ka pikën e moralit që të vazhdojë që të qeverisë, duhet të jap dorëheqje! (Video) – AlbMania          

Sela: Kjo Qeveri nuk ka pikën e moralit që të vazhdojë që të qeverisë, duhet të jap dorëheqje! (Video)

 Sela: Kjo Qeveri nuk ka pikën e moralit që të vazhdojë që të qeverisë, duhet të jap dorëheqje! (Video)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në 100 ditët e para të kësaj Qeverie ka deklaruar se kjo qeveri është e mashtrimit dhe gënjeshtrës në konferencën për media të mbajtur sot bashkë me partnerin e koalicionit Tash është Koha, kryetarin e Alternativës Afrim Gashin.

“Fatkeqësisht, mashtrimi dhe gënjeshtra zakonisht bëjnë që të zhgënjehesh dhe të humbësh shpresën. Në këtë situatë jemi sot ku qytetarët e vendit nuk e meritojnë këtë qeverisje dhe politikanë sharlatanë që brenda çdo jave dhe çdo ditë ndryshojnë deklaratat”, ka deklaruar Sela në press konferencën e sotme për media transmeton Albmania.info

Sela shtoi se mbledhja ndërqeveritare ishte shpresë, por mosmbajtja e saj dita ditës po zvenitet.

Ai tha se ata janë këtu për t’i ndalë në ndihmë qytetarëve të vendit.

“Kjo Qeveria nuk ka pikën e moralit që të vazhdojë që të qeverisë, ne e kemi thënë edhe në disa ditë tjera, kjo qeveri duhet të jap dorëheqje, dhe duhet shkuar në qeveri të zgjeruar”, deklaroi më tej Sela.

Ai tha se asnjë premtim që ua dhanë shqiptarëve nuk u kanë realizuar brenda këtyre 100 ditëve. /Albmania/