Sela: Ku ishin këta kryeministra të shqiptarëve ku shqiptarëve u montoheshin procese të montuara politike?! – AlbMania          

Sela: Ku ishin këta kryeministra të shqiptarëve ku shqiptarëve u montoheshin procese të montuara politike?!

 Sela: Ku ishin këta kryeministra të shqiptarëve ku shqiptarëve u montoheshin procese të montuara politike?!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, njëherit kryesues i listës për deputet në njësinë zgjedhore 6-të të koalicionit Aleanca për Shqpitarët dhe Alternativa, sot së bashku me kandidatët e mundshëm për deputët të kësaj njësie zgjedhore Andan Neziri, Ilire Dauti, Hysni Ismaili, Mesir Selimi dhe përfaqësues të tjerë të strukturave nga koalicioni ASH & AAA, vazhdoi takimet në fshatrat Lisec dhe Shipkovicë të Malësisë së Tetovës, në lagjen e Cetinjës së Tetovës dhe të komunës së Bogovinës, ku gjatë takimeve me banorët e kësaj zone kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela tha se një ndër gjërat kryesore që Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa e premton në programin e vet është ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Në të cilën do të japim fund asaj logjike të mbrapsht ku në zonat ku shqiptarët janë shumicë, ja si për shembull Tetova me rrethinë 15 gjykatës të ketë maqedonas dhe vetëm 4 shqiptar. 90 % e gjykatësve, prokurorëve, policëve dhe administratës dhe e gjithë pushtetit qendror dhe lokal nëpërmjet ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do të jenë shqiptar. E përkthyer ndryshe këto janë ato mijëra vende pune që padrejtësisht na janë marrë neve. Ne nuk shkojmë padrejtësisht të marrim vendin e punës një shqiptari për ta fut një shqiptar tjetër, sepse rezultati është zero. Ne do ti marrim vendet e punës që na kanë zënë ato tjerët dhe do tua japim shqiptarëve nëpërmjet këtij ligji.

Fjalimi i plotë i Ziadin Selës, kryetarit të ASH-së:

“Një ndër gjërat kryesore që Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa e premton në programin e vet është ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Në të cilën do të japim fund asaj logjike të mbrapsht ku në zonat ku shqiptarët janë shumicë, ja si për shembull Tetova me rrethinë 15 gjykatës të ketë maqedonas dhe vetëm 4 shqiptar. 90 % e gjykatësve, prokurorëve, policëve dhe administratës dhe e gjithë pushtetit qendror dhe lokal nëpërmjet ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat do të jenë shqiptar. E përkthyer ndryshe këto janë ato mijëra vende pune që padrejtësisht na janë marrë neve. Ne nuk shkojmë padrejtësisht të marrim vendin e punës një shqiptari për ta fut një shqiptar tjetër, sepse rezultati është zero. Ne do ti marrim vendet e punës që na kanë zënë ato tjerët dhe do tua japim shqiptarëve nëpërmjet këtij ligji.

Natyrisht kemi edhe ofertën tonë ekonomike, e qëllimi është që të ndalim eksploatimin që ju bëhet vazhdimisht shqiptarëve nëpërmjet buxhetit. 18 Vite me radhë shqiptarët Aliun e kanë zgjedhur kryeministër të shqiptarëve, 18 herë nuk i ka mbrojtur shqiptarët në buxhet, dhe shqiptarët nuk janë trajtuar në buxhetin e shtetit. Në vend që tu jepet 25%, shqiptarëve u kanë dhënë vetëm 4% dhe pastaj me ribalancim të buxhetit edhe ato 4% u merren. Këtu është përgjigja e premtimeve të vazhdueshme dhe mungesës së shkollave. 20 Herë kanë dalë dhe premtojnë një shkollë në Reçic dhe nuk e bëjnë dot. Ku janë spitalet e reja e të premtuara brenda asaj popullate ku kanë marrë votën 18 vite, dhe janë bërë kryeministra te shqiptarët? I kanë shërbyer si shërbëtorë herë një regjimi e herë këtij regjimi tjetër.

Ku ishin këta kryeministra të shqiptarëve ku shqiptarëve u montoheshin procese të montuara politike, ku ishin kur tërhiqeshin zvarrë nënat dhe motrat tona me akuza shumë të rënda për terrorizëm. A e dini ku ishit krah për krah me Sasho Mijalkovin dhe Gordana Jankullovskën. Ky është soji i keq, i cili duhet të shkoj në opozitë, dhe të mbushen me mend atje. Ku janë këta njerëz që e shohin që vazhdimisht na degradohet arsimi. Ka ardhë koha tu themi mjaft gënjeshtrave, ka ardhë koha zëshëm të ju themi se nuk u besojmë më.”