Sela: Raporti i Progresit, gjithmonë ka vërejtje të njëjta, ndërsa Qeveria nuk bën hapa të duhur për ti zgjidhur ato

 Sela: Raporti i Progresit, gjithmonë ka vërejtje të njëjta, ndërsa Qeveria nuk bën hapa të duhur për ti zgjidhur ato

Ziadin Sela, sot në emisionin Click Plus po debaton rreth çështjeve të fundit politike. Ai është shprehur se qytetarët meritojnë një hapje të negociatave, ndërsa Qeveria dhe politikat e saja nuk e meritojnë një gjë të tillë. Në pyetjet e analistëve, është përgjigjur, se në planin politik Rajoni, që përfshinë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë vazhdojnë problemet e njëjta, ndërsa gjithashtu këtë zgjerim Sela e ka quajtur edhe si aspekt i fortë gjeopolitik. Lideri i Aleancës për Shqiptarët, theksoi se në raportin e progresit, gjithmonë përsëriten vërejtjet e njëjta, lufta ndaj korrupsionit, reforma në mediume, reforma në drejtësi, reforma të ndryshme në favor të qytetarëve, ndërsa të gjitha këto përfundojnë përsëri pa epilog njejtë si rasti i ‘Magjar Telekom’ i cili përmendej në njërin ndër raportet e progresit.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, theksoi se opozita ka dhënë mundin e saj për një konstruktivitet. Por, Qeveria, e cila sipas Selës filloi si e ‘reformuar’ kaloi në një imitim të regjimit të kaluar, duke vazhduar me të njëjtat forma dhe të njëjtat probleme. Sela theksoi se po bëhet edhe një luftë politike ndaj opozitës, e cila edhe pse me shumë shkaqe për të bojkotuar proceset integruese përsëri ka dhënë punën dhe efikasitetin e saj. Si opozitë dhe Aleancë për Shqiptarët, Sela ka theksuar që kanë propozuar reforma në drejtësi të mirëfillta, duke filluar nga propozimi për një prokuror special nga BE-ja.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com