Sela: Tek ngushëllojmë njëri tjetrin do e gjejmë forcën për të vazhduar më tej, për të ndërtuar shpresën, jetën, Shqipërinë!

 Sela: Tek ngushëllojmë njëri tjetrin do e gjejmë forcën për të vazhduar më tej, për të ndërtuar shpresën, jetën, Shqipërinë!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka përcjellë dhimbjen e tij dhe ngushëllimet për tërmetin që sot në mëngjes goditi Shqipërinë.

“Mëngjes jo i zakonshëm ky i sotshmi. U zgjuam me gjëmën e fatkeqsisë që nuk e prisnim, jetojmë ditën me shpresën që pasojat të jenë sa më minimale.
Jemi pranë jush motra dhe vëllezër, bashkëvuajmë me ju humbjet në jetë njerëzish.
E tek ngushllojmë njeri rjetrin do e gjejmë forcën për të vazhduar më tej, për të ndërtuar shpresën, jetën, Shqipërinë”, ka nënvizuar kreu i ASH-së, Ziadin Sela./Albmania.info/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com