Selmani: Të precizohet ligji për falje për politikanët, nëse nuk gjykohet e kaluara nuk kemi të ardhme

 Selmani: Të precizohet ligji për falje për politikanët, nëse nuk gjykohet e kaluara nuk kemi të ardhme

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE do të mbështesë nismën e LSDM për interpretim autentik të nenit 11 të Ligjit për falje.

Këtë dje e deklaroi kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski i cili kërkoi dy kërkesa edhe atë, të bëhen ndryshime ligjore ku personi i amnistuar nuk mund të merret me politikë dhe t’i ndalohet të amnistohen politikanë në të ardhmen.

“Do të përkrahim nismën”, tha Mickoski shtuar se duhet të përfundohet me keqpërdorimin amnistisë.

Në gjitha vendet e rajonit nuk ka përjashtime të politikanëve nga ligji për falje, dmth edhe politikanët mund të amnistohen.

Profesori i të drejtës penale, Bashkim Selmani për Zhurnal thotë se është i domosdoshëm që të precizohet ligji për falje për politikanët. Ai përshëndetë një nismë të tillë por thotë se në rast se bëhet ky ligj atëher duhet të futet edhe periudha 10 vjeçare që iu janë bërë dëmë qytetarëve nga ana e politikanëve.

“Është fakt se është mëse e domosdoshme, këtu faktikisht klasa sunduese politike është e privilegjuar nga vetë ligji dhe tash është shumë në interesin e përgjithshëm që, ato ligje kanë ekzistuar gjithmonë edhe sot, gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit qoftë kur e shkelin të njejtën qoftë edhe për ta gëzuar të njejtën, mirëpo këtu është vullneti i keq i ligjvënësit, pra vullnet politik kanë vec politikanët. Edhe nëse do ta bëjnë ligjin për politikanët, përsëri ata do ta shkelin të njejtin. Nëse do ta bëjn një ligj të tillë, atëher detyrishmit duhet të futen edhe pasojat që kanë shkaktuar deri më tani politikanët. Por kjo duhet të bëhet në mënyrë decide, cilët politikanë, sepse politikanë është edhe shoferi i ministrit, dmth të precizohet që ky ligj të kap edhe periudhën 10 vjeçare që janë shkaktu dëme nga politikanët siç është Gruevski, nëse do të falet ai atëherë është vetëm humbje kohe”, ka deklaruar Selmani.

Ai mes tjerash thotë se është fakt që ligjvënësi në këtë rast dhe përfaqësuesit juridiko-politik, gjithmonë janë të mbështetur në mbulimin e krimeve të tyre sepse nuk mbanë logjika.
“Psh në rast se ne, në këtë rast kërkohet edhe nga LSDM dhe VMRO-DPMNE që të diskutohet për amnisti atëherë ne nxjerrim jashtë funksionit gjykatën. Gjyqësori është ai që konstaton fajësinë dhe pas konstatimit të fajësisë mund të ketë amnisti. Ndërsa këtu ka një shkelje flagrante për arsye se nuk është dëshmuar fajësia. Në rastin e Kuvendit, a ishte veprim terrorist, a ishte vjedhje apo ishte sulm kundër shtetit, vepra të rënda kundër shtetit, dmth nuk është konstatuar fajësia dhe në këtë rast ka dy shkelje në të cilën qytetarët duhet të ankohen në gjykata ndërkombëtare sepse kjo është nënshtrimi i rradhës i shtetit, varrim i shtetit të së drejtës për arsye se nuk mund të falet diçka pa e konstatuar fajësinë, kjo është e paraparë edhe në konventën ndërkombëtare”, thotë ai.

“Prandaj kjo që po ndodhë aktualisht është fshehje e parave të humbura, dëmet të mëdha që i janë shkaktuar publikut dhe borxhit publik që po ndodh aktualisht, dhe kjo qeveri dhe VMRO-DPMNE duhet të merren me vjedhjet e borxhit publik dhe çdo eskalim tjetër në ndërhyrje të gjyqësorë do të thotë thjeshtë shndërrohet në shtet politikanësh që kërkojnë të mbajnë peng shtetin edhe në të ardhmen. Pse? Sepse edhe nëse bëhet fajle tani personave që kanë shkaktuar miliona dëme gjeneratave që politikanët në të ardhmën të përgjigjen, kujt do ti përgjigjen kur dihet se çdo politikanë është në bagazhin e krimeve. Nëse nuk gjykohet e kaluara atëherë nuk do të kemi ardhmëri. Pra nuk mbanë në aspektin ligjorë brenda shtetit”, ka përfunduar për zhurnal, profesori universitar Bashkim Selmani.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com