Serbia mund ta njoh Kosovën pas këtij presioni të jashtëzakonshëm – AlbMania          

Serbia mund ta njoh Kosovën pas këtij presioni të jashtëzakonshëm

 Serbia mund ta njoh Kosovën pas këtij presioni të jashtëzakonshëm

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se ishte vetëm çështje kohe përpara se Serbisë t’i kërkohej njohja e Kosovës me qëllim ” futjen e saj në KB”.

Ai theksoi se do të ishte e nevojshme të shihej se cili do të ishte vendimi i Prishtinës mbi taksën dhe nëse do të kërkojë reciprocitet, por që nuk do të ketë dyshim se do të ketë presion mbi Serbinë.

“Qoftë në tre ose gjashtë muaj ose në një vit, por sigurisht që do të ndodhë dhe atëherë do të ketë presione të jashtëzakonshme mbi vendin tonë ” tha Vuçiq për mediat serbe.

Sa i përket ekonomisë, Vuçiq tha se Serbia do të ketë rritjen më të lartë në Evropë në tremujorin e parë të vitit 2020 dhe të jetë vendi udhëheqës për sa i përket pagave në Ballkanin Perëndimor.